Breaking News

VENDIMI/ Gjykata lë në burg mashtruesin serial Indrit Aliu pasi akuzohet për mashtrimin serial të biznesmenëve se gjoja do t’u jepte tenderë

Policia, arrestohet Indrit Aliu pasi sipas organeve të rendit mashtroi disa biznesmenë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Indrit Aliu , i arrestuar pas denoncimit të një biznesmeni se ishte mashtruar prej tij.

Policia e Tiranës arrestoi një ditë më parë 39-vjeçarin, i cili akuzohet se kishte përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, duke u premtuar atyre sigurimin e tenderave në Ministrinë e Infrastrukturës.

Sipas burimeve, ka qenë një biznesmen që ka bërë kallëzim në polici, pasi kishte kuptuar se ishte mashtruar nga Aliu, çka çoi në arrestimin e tij.

Indrit Aliu rezulton se ka rreth dy vite që ka dalë nga burgu, pasi ishte dënuar në vitin 2011 me 10 vite heqje lirie për të njëjtën vepër penale. Këtë herë, ai dyshohet se kishte vendosur ta ushtronte më “zyrtarisht” aktivitetin e tij, duke hapur edhe një zyrë ku joshte viktimat.

Sipas hetimeve, Aliu kishte ndërtuar një skemë të veçantë mashtrimi. Më datë 24.9.2008 ai kishte regjistruar në QKR shoqërinë “Dejs&Partners Consulting”, ku ishte ortaku i vetëm.

Objekti i kësaj shoqërie ishte “konsulenca juridike dhe fiskale për individët dhe shoqëritë tregtare, si dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me fushën e ndërtimit”. Në vijim, për dy vite me radhë, nën emrin e kësaj shoqërie, Aliu ka hartuar kontrata me shoqëri të ndryshme sipërmarrëse për kryerjen e punimeve të ndryshme ndërtimore nëpër Shqipëri.

Por, sipas Prokurorisë, pasi merrte pagesa nga këto shoqëri në formën e sigurimit të kontratës, ai nuk i ka likuiduar më pas për punimet e kryera.

Sipas Prokurorisë, për t’u dukur i besueshëm dhe për të krijuar imazhin e një shoqërie serioze, Aliu ishte shfaqur në programe televizive, kishte sponsorizuar emisione, pretendonte se kishte njohje të shumta në institucionet shtetërore dhe në ambientet e zyrës mbante fotografi me figura të njohura publike. -TL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *