Breaking News

FOTO/ Arrestohet sërish mashtruesi Indrit Aliu , SKEMA për të futur në kurth biznesmenët që prisnin tendera prej tij

Arrestohet sërish mashtruesi Indrit Aliu , SKEMA për të futur në kurth biznesmenët që prisnin tendera prej tij

Policia e Tiranës ka arrestuar sërish 39-vjeçarin Indrit Aliu (Kolleshi), i cili dyshohet se ka përvetësuar shuma të mëdha parash duke mashtruar biznesmenë të ndryshëm me premtime për sigurimin e tenderave.

Sipas hetimeve, Aliu prezantohej si person me lidhje të forta brenda Ministrisë së Infrastrukturës, duke u thënë viktimave se mund t’i ndihmonte të fitonin tendera, kryesisht në sektorin e minierave dhe ndërtimit, në këmbim të shumave të konsiderueshme parash.

Arrestohet sërish mashtruesi Indrit Aliu , SKEMA për të futur në kurth biznesmenët që prisnin tendera prej tij

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të një biznesmeni, i cili kishte kuptuar se ishte mashtruar nga 39-vjeçari.

Kjo nuk është hera e parë që Aliu përfshihet në aktivitete të tilla. Në vitin 2011 ai është dënuar me 10 vite burg për mashtrim, ku në atë kohë kishte në shënjestër ndërtuesit.

VIDEO

Për të rritur besueshmërinë dhe për të joshur viktimat, ai kishte hapur edhe një zyrë të tijën, duke krijuar idenë e një aktiviteti të ligjshëm.

Operacioni për arrestimin e tij, i koduar “The eye”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se Aliu mashtronte duke u paraqitur si zyrtar i lartë në institucione dhe u premtonte biznesmenëve tendera në këmbim të pagesave.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dy aparate celularë, kontrata dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se përdoreshin në skemën e mashtrimit.

Ndaj tij rëndon akuza “Mashtrimi” me pasoja të rënda, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /TIRANA LAJM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *