Breaking News

A u futën në “KURTH” Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një deklaratë për mediat, ku bëri me dije se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë ekstraduar nga Dubai.

Sipas Rrumbullakut, rikthimi i tyre në atdhe ka ardhur si rezultat i një aksioni ‘sekret‘ të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Dervishaj dhe Meçaj janë njohur me masat e sigurisë që ishin dhënë ndaj tyre në mungesë.

Të akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale, ata do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve nga SPAK.

I pranishëm në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, ka qenë dhe kryeprokurori Altin Dumani, si përfaqësues i organit të akuzës.

Është e paqartë nëse kreu i SPAK ka pasur dijeni për operacionin, apo është njohur me ekstradimet ashtu si opinioni publik, nga konferenca e Rrumbullakut.

Tirana Lajm ka mësuar se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe nuk janë ekstraduar nga Dubai dhe as janë kapur nga agjentë të policisë shqiptare por janë dëbuar nga Emiratet pas një konflikti fizik që kanë pasur 10 ditë më parë me një përson.

Pas sherrit të dhunshëm Dubai ka marr vendimin që Dervishaj dhe Meçe të dëbohen nga vendi i tyre drejt Shqipërisë.

Dubai i ka prerë biletën për Meçajn në Stamboll dhe aty është pritur nga forcat speciale shqiptare.

Ndërsa për Plarent Dervishajn bileta është prerë direkt në Tiranë për të shmangur ndonjë kërkesë për azil në vende ku mund të bëhej transit.

Ndërkohë dy miqtë Dervishaj e Meçaj kanë thënë se kanë ardhur vetë nga Emirati i Dubait dhe nuk i ka ekstraduar askush, ndaj edhe gjykata nuk duhet t’i lërë në “Arrest në burg”, por në “Arrest në shtëpi”, sepse nuk kanë ndërmend të arratisen përderisa janë kthyer vetë.

Kunati i Lul Berishës (Plaurent Dervishaj) dhe ish-numri dy i Bandës së Durrësit (Julian Meçaj) kanë këmbëngulur para gjyqtares dhe Altin Dumanit si përfaqësues i SPAK, se nuk ka asnjë rrezik që ata të largohen nga Shqipëria, sepse janë kthyer vetë pikërisht për t’u njohur me akuzat.

Ndërkohë, dy avokatët e të pandehurve kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, në ngarkim të klientëve të mbrojtur prej tyre.

Pavarësisht pretendimeve, gjyqtarja Rudina Palloj ka vendosur t’i dërgojë Dervishaj e Meçaj në qeli.

Julian Meçe, ish-anëtari i bandës së Durrësit akuzohet bashkë me Plarent Dervishajn se janë porositësit e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbuloi se “porosinë” për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *