Breaking News

Arti në zi/ Familjarë dhe kolegë i japin lamtumirën e fundit aktorit Ilir Shkurti 

Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit artistit pogradecar Ilir Shkurti i cili u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare. 

Mes dhimbjes dhe respektit për figurën e tij, të pranishmit e kujtuan si një njeri të përkushtuar ndaj artit dhe komunitetit.

Kontributi i tij ndër vite përmes roleve dhe karaktereve të veçanta ka lënë gjurmë të rëndësishme në kinematografinë shqiptare duke e bërë atë një emër të njohur dhe të dashur për publikun.

Ilir Shkurti, një nga figurat më të dashura të skenës do të kujtohet për talentin e tij, humorin dhe energjinë që solli në teatër, në Estradën e Pogradecit dhe në kinemanë shqiptare.

Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët”, “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.

Ndarja e tij është një humbje e madhe, por kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e të gjithëve që e njohën dhe e vlerësuan për atë çfarë i dha jetës artistike të Pogradecit dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *