{"id":254,"date":"2026-04-04T13:57:32","date_gmt":"2026-04-04T12:57:32","guid":{"rendered":"https:\/\/tiranalajm.com\/?p=254"},"modified":"2026-04-04T13:57:32","modified_gmt":"2026-04-04T12:57:32","slug":"emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/","title":{"rendered":"EMRAT\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<p>Sektori i nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb zhvillimit urban, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si nj\u00eb nga fushat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura p\u00ebr dyshime mbi origjin\u00ebn e kapitalit q\u00eb financon projektet e m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave,&nbsp;<strong>Komuna e Prishtin\u00ebs<\/strong>&nbsp;ka l\u00ebshuar 11 leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kompani nga&nbsp;<strong>Shqip\u00ebria<\/strong>, nd\u00ebrsa qyteti \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb val\u00eb nd\u00ebrtimesh intensive, e shoq\u00ebruar me ngritjen e kullave shum\u00ebkat\u00ebshe, p\u00ebrfshir\u00eb objekte q\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 41 kate n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Burime nga sektori i nd\u00ebrtimit dhe nj\u00eb hetues i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrshkruajn\u00eb nj\u00eb sistem ku investimet shpesh nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb gjurmueshme. Sipas tyre, struktura e financimit n\u00eb shum\u00eb raste mbetet e paqart\u00eb pas marrjes s\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, nd\u00ebrsa m\u00eb pas p\u00ebrdoren skema si transaksionet e kompensimit, n\u00ebnkontratat dhe pagesat e pjesshme p\u00ebr t\u00eb maskuar rrjedh\u00ebn e parave.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuroria e Shtetit n\u00eb Kosov\u00eb konfirmon se jan\u00eb duke u hetuar raste t\u00eb pastrimit t\u00eb parave q\u00eb lidhen edhe me sektorin e nd\u00ebrtimit, nd\u00ebrsa zyrtar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb theksojn\u00eb se ky sektor \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i ekspozuar ndaj k\u00ebtyre fenomeneve.<\/p>\n\n\n\n<p>Raportet&nbsp;nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe institucionale, p\u00ebrfshir\u00eb vler\u00ebsimet e Komisionit Evropian, theksojn\u00eb se Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb kufizuar n\u00eb forcimin e mekanizmave kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i paras\u00eb \u201ccash\u201d, mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb financim dhe p\u00ebrhapja e marr\u00ebveshjeve jo t\u00eb formalizuara jan\u00eb identifikuar si faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb leht\u00ebsuar futjen e kapitalit t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Prishtina mes betonit dhe dyshimeve p\u00ebr para t\u00eb pista<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pasi ishte refuzuar nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi, Liridoni, nj\u00eb prej bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb prej kompanive t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Prishtin\u00eb, fliste tep\u00ebr i shqet\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e quan konkurrenc\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, tregu nuk po udh\u00ebhiqet m\u00eb vet\u00ebm nga logjika e investimit dhe nd\u00ebrtimit, por nga nj\u00eb hyrje e heshtur e kapitalit q\u00eb nuk e ka gjithmon\u00eb origjin\u00ebn e qart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDisa ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb sjellin para n\u00eb t\u00eb zez\u00eb dhe tash nd\u00ebrtimet e tyre jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb me tonat\u201d, thot\u00eb biznesmeni i cili k\u00ebrkon t\u00eb mbetet anonim nga frika e marrjes n\u00eb pyetje nga organet ligjzbatuese vendase.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p>\u201cShum\u00eb para po hyjn\u00eb edhe nga Shqip\u00ebria, sidomos nga droga, prandaj \u00e7mimet nuk do t\u00eb bien\u201d, thot\u00eb biznesmeni p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d, sipas t\u00eb cilit sektori i nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb mbetet nj\u00eb gryk\u00eb e mir\u00eb prej nga mblidhen edhe parat\u00eb e fituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p>Dokumentet dhe dhjet\u00ebra d\u00ebshmi t\u00eb siguruara nga \u201cshteg.org\u201d sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb nj\u00eb sistem financimi ku pjesa m\u00eb e madhe e transaksioneve ndodh p\u00ebrmes skemave t\u00eb fragmentuara, si kompensimet, n\u00ebnkontratat dhe pagesat e pjesshme.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto mekanizma, sipas tyre, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjurmimin e origjin\u00ebs s\u00eb kapitalit pas faz\u00ebs s\u00eb marrjes s\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, kur projektet kalojn\u00eb n\u00eb zbatim dhe financimi shp\u00ebrndahet n\u00eb shum\u00eb hallka.<\/p>\n\n\n\n<p>Por pas k\u00ebsaj jan\u00eb investitor\u00ebt q\u00eb nuk i kontrollon askush, dhe shum\u00eb prej k\u00ebtyre jan\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto raste, pastrimi i parave mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb shuma m\u00eb t\u00eb vogla dhe n\u00eb mjete m\u00eb pak t\u00eb dukshme\u201d, thot\u00eb nj\u00eb hetues i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb gjithashtu k\u00ebrkoi t\u00eb mbetet anonim.<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p>N\u00eb Prokurorin\u00eb e Shtetit n\u00eb Kosov\u00eb konfirmojn\u00eb se jan\u00eb 31 raste t\u00eb hetimit t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri e Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por duke cituar arsyen e \u201cruajtjes s\u00eb konfidencialitetit t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit\u201d, Prokuroria nuk ka zbuluar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera, por se nd\u00ebrtimi identifikohet si sektori kryesor i pastrimit t\u00eb parave n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor (nd\u00ebrtimi) ka qen\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb pastrohen parat\u00eb e paligjshme\u201d, thot\u00eb kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, Blerim Isufaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Liridoni thot\u00eb se disa nga nd\u00ebrtuesit e m\u00ebdhenj n\u00eb Shqip\u00ebri po investojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por q\u00eb n\u00eb letra jan\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Biznesmeni tregon se t\u00eb pakt\u00ebn dy kompani,&nbsp;<strong>ABS Kosova SH.P.K<\/strong>. me pronar&nbsp;Gerond Me\u00e7e, nj\u00eb biznesmen ky i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetimet e prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me mbi AKSHI-n, dhe&nbsp;Arben Isufaj,&nbsp;i njohur gjithashtu si&nbsp;Ben Qimja, i d\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia italiane n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr trafikimin e kokain\u00ebs nga Holanda drejt Italis\u00eb dhe episode t\u00eb tjera t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs mes viteve 2004\u20132005, i kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>PCC nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e \u201cshteg.org\u201d p\u00ebr koment rreth kullave n\u00eb Prishtin\u00eb. Nd\u00ebrsa Advanced Business Solutions \u2013 ABS n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb mohuar se jan\u00eb investitor\u00eb dyt\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p>\u201cN\u00eb asnj\u00eb form\u00eb apo menyr\u00eb tjet\u00ebr shoq\u00ebria ABS&nbsp;nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb Kosov\u00eb, apo edhe Shqip\u00ebri\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjien e ABS p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d.<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p>Po nd\u00ebrtuesi prishtinali insiston se ka negocuar p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p>\u201cNe na ka ofruar t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb. Por nuk jemi marr\u00eb vesh\u201d, thot\u00eb Liridoni.<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p>Kompanit\u00eb&nbsp;e tjera nuk treguan se p\u00ebr \u00e7far\u00eb projektesh b\u00ebhej fjal\u00eb, por \u201cshteg.org\u201d ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb prova se kompania e Geron Me\u00e7es ka fituar disa tendera n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime nd\u00ebrtimi si lidhjet e energjis\u00eb dhe telekomunikimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket biznesmenit kontravers, \u201cshteg.org\u201d gjithashtu nuk arriti t\u00eb verifikoj\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb bashk\u00ebpunimit me nd\u00ebrtues n\u00eb Kosov\u00eb. Xhaxhai i tij, Ahmet Isufaj, rezulton t\u00eb jet\u00eb d\u00ebnuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Prishtin\u00ebs p\u00ebr trafikim droge dhe aktivitete t\u00eb tjera kriminale. Vendimi flet edhe p\u00ebr konfiskimin e disa pronave t\u00eb familjes Isufaj n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri pranojn\u00eb se sektori i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kanal i p\u00ebrdorur shpesh p\u00ebr pastrim parash, por hetimet mbeten t\u00eb kufizuara dhe kryesisht reaktive.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2024, nj\u00eb operacion mes SPAK dhe Prokuroris\u00eb Speciale n\u00eb Kosov\u00eb \u00e7oi n\u00eb sekuestrimin e 1.5 milion eurove.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK), Doloreza Musabelliu, tregon se parat\u00eb, burimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb trafiku i drog\u00ebs apo edhe korrupsioni, investohen kryesisht n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cHetimet tregojn\u00eb se shum\u00eb t\u00eb ardhura nga aktivitetet kriminale investohen n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, bizneseve dhe llogarive bankare jasht\u00eb vendit, gj\u00eb q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb sekuestrime asetesh\u201d, thot\u00eb p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d prokurorja Musabelliu, sipas s\u00eb cil\u00ebs gjithmon\u00eb transaksionet p\u00ebrfshijn\u00eb familjar\u00ebt apo njer\u00ebz t\u00eb besuar t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cK\u00ebto para shkojn\u00eb shpesh p\u00ebrmes pal\u00ebve t\u00eb treta q\u00eb jan\u00eb familjar\u00eb ose bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb t\u00eb dyshuarve\u201d, shton prokurorja duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrshtet\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas prokurores Doloreza Musabelliu, nj\u00eb nga skemat e p\u00ebrdorura p\u00ebr transferimin e parave drejt Kosov\u00ebs p\u00ebrfshin kompani q\u00eb realizojn\u00eb faturime fiktive p\u00ebr sh\u00ebrbime konsulence dhe telefonie.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtyre mekanizmave, fondet kalojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb maskuar dhe m\u00eb pas nj\u00eb pjes\u00eb e tyre investohet n\u00eb sektorin e patundshm\u00ebrive, pa u b\u00ebr\u00eb publike emrat e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve apo strukturat reale t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb kompanive t\u00eb p\u00ebrfshira.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kullat shum\u00ebkat\u00ebshe dhe rrjeti i financimit t\u00eb paqart\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e nj\u00eb dite t\u00eb zakonshme n\u00eb Prishtin\u00eb, zhurma e vin\u00e7ave dhe betoni q\u00eb derdhej pa pushim krijonin nj\u00eb simfoni zhvillimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Kullat shum\u00ebkat\u00ebshe po ngriheshin me rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb, nd\u00ebrsa qyteti po merrte nj\u00eb pamje gjithnj\u00eb e m\u00eb moderne.<\/p>\n\n\n\n<p>Por pas k\u00ebsaj panorame t\u00eb zhvillimit urban, burime t\u00eb ndryshme flasin p\u00ebr nj\u00eb realitet tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb parave q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb hije.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p>\u201cKorrupsioni dhe ryshfeti n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga shtigjet kryesore p\u00ebr pastrimin e parave\u201d, thot\u00eb nj\u00eb hetues financiar, duke shtuar se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e fondeve t\u00eb dyshimta \u201cintegrohet gradualisht n\u00eb ekonomin\u00eb formale p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit, kredive bankare dhe investimeve n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme.\u201d<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb, bankat dhe kredit\u00eb p\u00ebrmenden shpesh si hallka ky\u00e7e. Kat\u00ebr burime t\u00eb ndryshme nga sektori i nd\u00ebrtimit dhe hetimit tregojn\u00eb p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d se dy institucione bankare, nj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kan\u00eb sh\u00ebrbyer si kanale p\u00ebr futjen e k\u00ebtyre parave n\u00eb sistem. Edhe pse pa emra konkret\u00eb, p\u00ebrshkrimet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta: kredi q\u00eb justifikojn\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha dhe q\u00eb mbulojn\u00eb origjin\u00ebn e paqart\u00eb t\u00eb kapitalit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Shtetet e Bashkuara, profesorja e financave Albulena Kastrati e shpjegon mekanizmin me nj\u00eb qart\u00ebsi akademike.<\/p>\n\n\n\n<p>Parat\u00eb e paligjshme nuk hyjn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sistem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme, shpjegon ajo; ato kalojn\u00eb ngadal\u00eb p\u00ebrmes krijimit t\u00eb bizneseve, kredive dhe aktiviteteve q\u00eb duken legjitime.<\/p>\n\n\n\n<blockquote class=\"wp-block-quote is-layout-flow wp-block-quote-is-layout-flow\">\n<p>\u201cKur mungon verifikimi real, kjo realizohet leht\u00ebsisht p\u00ebrmes kompanive dhe kredive fiktive\u201d, thot\u00eb Kastrati.<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n<p>Edhe raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ngrejn\u00eb alarmin. Komisioni Evropian, n\u00eb vler\u00ebsimin e fundit p\u00ebr Kosov\u00ebn, thekson se vendi ka b\u00ebr\u00eb \u201cp\u00ebrparim t\u00eb kufizuar\u201d n\u00eb forcimin e kapaciteteve kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb problematik\u00eb mbetet nd\u00ebrtimi, ku mungesa e mbik\u00ebqyrjes ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky realitet nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i till\u00eb. Deri n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrtuesit n\u00eb Kosov\u00eb ishin t\u00eb detyruar t\u00eb raportonin transaksionet n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs Financiare. Por nj\u00eb ndryshim ligjor e hoqi k\u00ebt\u00eb detyrim dhe pik\u00ebrisht n\u00eb vitet q\u00eb pasuan, Prishtina p\u00ebrjetoi nj\u00eb bum nd\u00ebrtimesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb burim brenda Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Inteligjenc\u00ebs Financiare, q\u00eb foli n\u00eb kushte anonimiteti, jep nj\u00eb arsye t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: \u201cAktualisht, qeveria nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb hetoj\u00eb qarkullimin e cash-it, sepse, si\u00e7 thon\u00eb vet\u00eb \u201c\u2018na duhet cash-i\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas t\u00eb nj\u00ebjtit burim, periudha 2012\u20132017 sh\u00ebnon kulmin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb kapitalit nga Shqip\u00ebria n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cK\u00ebt\u00eb e kan\u00eb ndihmuar dhe e ndihmojn\u00eb bankat\u201d, shton ai.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb terren, kontrolli mbetet i v\u00ebshtir\u00eb. Nj\u00eb inspektor nd\u00ebrtimi, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mbetet anonim, shpjegon se bashk\u00ebpunimet mes investitor\u00ebve nga Shqip\u00ebria dhe nd\u00ebrtuesve n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb nj\u00eb zon\u00eb gri. \u201cMarr\u00ebveshjet gojore, t\u00eb panoterizuara, jan\u00eb pothuajse t\u00eb pamundura p\u00ebr t\u2019u gjurmuar\u201d, thot\u00eb ai. \u201cN\u00ebse nj\u00eb nd\u00ebrtues nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim, aktiviteti i padeklaruar mbetet i paprekur\u201d, shpjegon inspektori.<\/p>\n\n\n\n<p>Noter\u00ebt, nga ana e tyre, thon\u00eb se roli i tyre \u00ebsht\u00eb i kufizuar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe raportojm\u00eb vet\u00ebm kur ka detyrim ligjor. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb objekt hetimi\u201d, thot\u00eb Shpend Haskaj, kryetar i Od\u00ebs s\u00eb Noter\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se m\u00eb pak se 5% e raporteve p\u00ebr transaksione t\u00eb dyshimta vijn\u00eb nga noter\u00ebt, nd\u00ebrsa 95% nga bankat dhe institucionet financiare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, emra t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kompanive nd\u00ebrtimore nga Shqip\u00ebria jan\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e peizazhit urban t\u00eb Prishtin\u00ebs. Projekte shum\u00ebkat\u00ebshe, kontrata publike n\u00eb miliona euro dhe bashk\u00ebpunime nd\u00ebrkufitare kan\u00eb krijuar nj\u00eb rrjet kompleks interesash ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri n\u00eb vitin 2020, Komuna e Prishtin\u00ebs kishte l\u00ebshuar gjithsej 11 leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kompani me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria. Nd\u00ebr&nbsp;projektet&nbsp;m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrfshihet \u201cENK Invest Group\u201d, tashm\u00eb e njohur si&nbsp;PCC,&nbsp;e cila ka nd\u00ebrtuar dy prej kullave m\u00eb t\u00eb larta 41-kat\u00ebshe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit. Kompania PCC, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Isuf Haxhiut, aktualisht figuron n\u00eb kat\u00ebr&nbsp;procese&nbsp;gjyq\u00ebsore q\u00eb lidhen me pretendime p\u00ebr mashtrim t\u00eb klient\u00ebve dhe moszbatim t\u00eb kontratave.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tregun e nd\u00ebrtimit n\u00eb Prishtin\u00eb operojn\u00eb gjithashtu disa kompani t\u00eb tjera me kapital nga Shqip\u00ebria, p\u00ebrfshir\u00eb \u201cPaluca Group\u201d dhe \u201cALBES INVEST\u201d Sh.p.k., n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Besnik Paluc\u00ebs, t\u00eb cilat bashk\u00ebpunojn\u00eb me \u201cPrimo Group\u201d t\u00eb Redi Panajotit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb p\u00ebrfshihen edhe \u201cBaflin Group\u201d e Saimir Manes, \u201cVictoria Invest International\u201d me p\u00ebrfaq\u00ebsi n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Fatmir Kuqit, \u201cTrema Engineering 2\u201d Sh.p.k. e Eduard Gjan\u00ebs, si dhe \u201cGjoka Konstruksion\u201d, p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb Prishtin\u00eb nga Rrok Gjoka.<\/p>\n\n\n\n<p>Por institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb mbeten t\u00eb rezervuara. Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs nuk ka konfirmuar n\u00ebse ndonj\u00eb nga k\u00ebto kompani \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr pastrim parash, duke u arsyetuar me \u201ckonfidencialitetin e hetimeve.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Arkitekti Astrit Nixha, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shum\u00eb projekte t\u00eb m\u00ebdha, sheh nj\u00eb problem m\u00eb t\u00eb thell\u00eb sesa thjesht shkeljet ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMashtruesit q\u00eb paraqiten si \u2018investitor\u00eb strategjik\u00eb\u2019 ose si \u2018nd\u00ebrtues t\u00eb m\u00ebdhenj\u2019 jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm dhe s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm korrupsion, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb klim\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d arkitekti Astrit Nixha.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb Kosova ishte terren i lirsh\u00ebm manovrimi p\u00ebr biznesin e nd\u00ebrtimit dhe kjo ka joshur aktor\u00eb nga Shqip\u00ebria, nd\u00ebrtues q\u00eb hyn\u00eb si investitor\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, \u2018t\u00eb heshtur\u2019\u201d, shton ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai kujton se p\u00ebr vite me radh\u00eb Kosova ishte nj\u00eb terren i hapur p\u00ebr investime n\u00eb nd\u00ebrtim. \u201cKjo ka joshur aktor\u00eb nga Shqip\u00ebria, shpesh si investitor\u00eb t\u00eb heshtur\u201d, shton ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, kompanit\u00eb nga Shqip\u00ebria \u201cSalillari\u201d, \u201cProco Holding\u201d, GR Albania, \u201cGjini Construction\u201d, \u201cAbkons Sh.P.K.\u201d, \u201cVictoria Invest International\u201d, ABC Sh.P.K. dhe \u201cGjoka Konstruksion\u201d kan\u00eb marr\u00eb kontrata n\u00eb dhjet\u00ebra miliona euro n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Ato gjithashtu kan\u00eb kryer dhjet\u00ebra nd\u00ebrtime private n\u00eb Prishtin\u00eb, Gjakov\u00eb e Ferizaj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti, disa po zgjedhin t\u00eb largohen. Faton Hoxha, nj\u00eb nd\u00ebrtues me p\u00ebrvoj\u00eb 30-vje\u00e7are, thot\u00eb se po e zhvendos biznesin e tij n\u00eb Gjermani. Arsyeja e tij \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cZyrtarisht nuk ka pastrim parash sepse nuk \u00ebsht\u00eb kapur askush. Por k\u00ebtu, ve\u00e7 nd\u00ebrtuesit nuk po nd\u00ebrtojn\u00eb m\u00eb\u201d, thot\u00eb Faton Hoxha, nd\u00ebrtues dhe kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Nd\u00ebrtimtar\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dyshimet mbi burimin e investimeve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fatmir Karaliti, shef i Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Hetimit t\u00eb Krimeve Ekonomike n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, e p\u00ebrshkruan sektorin e nd\u00ebrtimit si nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr pastrim parash n\u00eb rajon. Sipas tij, ky sektor vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb interes t\u00eb lart\u00eb nga grupe q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb legalizojn\u00eb kapital me prejardhje kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rrjete q\u00eb veprojn\u00eb nd\u00ebrkufitarisht me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi dhe patundshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb interesin kryesor p\u00ebr investim t\u00eb parave t\u00eb ardhura nga krimi\u201d, deklaron ai.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb shqet\u00ebsimi, nj\u00eb&nbsp;raport&nbsp;i Global Initiative evidenton se dob\u00ebsit\u00eb strukturore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, si mbik\u00ebqyrja e dob\u00ebt ligjore, korrupsioni, informaliteti ekonomik dhe ndikimi i rrjeteve kriminale, krijojn\u00eb terren t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr qarkullimin e parave t\u00eb dyshimta dhe pastrimin e tyre p\u00ebrmes ekonomis\u00eb formale.<\/p>\n\n\n\n<p>Dardan Ko\u00e7ani, ekspert i k\u00ebsaj organizate q\u00eb hulumton flukset e paligjshme financiare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, thot\u00eb se nd\u00ebrtimi mbetet kanali m\u00eb i p\u00ebrdorur p\u00ebr legalizimin e kapitalit t\u00eb paligjsh\u00ebm. \u201cPastrimi i parave p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura,\u201d thot\u00eb ai p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d, sipas t\u00eb cilit edhe raportet e autoriteteve shtet\u00ebrore evidentojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rrezik.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gjetje e hulumtimeve tona, por edhe di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb theksuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga vet\u00eb autoritetet shtet\u00ebrore\u201d, shton Ko\u00e7ani, duke shpjeguar se vet\u00eb m\u00ebnyra se si funksionon sektori e leht\u00ebson k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDob\u00ebsit\u00eb n\u00eb sistemin e nd\u00ebrtimit e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ideale p\u00ebr futjen e kapitalit me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb\u201d, shpjegon ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb rol shtes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces luan edhe p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i paras\u00eb cash n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb. Sipas ekspert\u00ebve, kjo praktik\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjurmimin e origjin\u00ebs s\u00eb fondeve q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimtari dhe ul nivelin e transparenc\u00ebs financiare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk verifikohen burimet e financimit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vler\u00ebn reale financiare t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira\u201d, shton Ko\u00e7ani.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb disa raste, marr\u00ebveshjet n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit shkojn\u00eb p\u00ebrtej pagesave tradicionale, duke p\u00ebrfshir\u00eb forma kompensimi si shk\u00ebmbimi i punimeve me metra katror\u00eb banimi apo hap\u00ebsira tregtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas ekspertit, k\u00ebto praktika krijojn\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr fshehjen e origjin\u00ebs s\u00eb kapitalit. \u201cK\u00ebto skema e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb gjurmimin financiar dhe krijojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr fshehjen e burimit real t\u00eb fondeve\u201d, shton ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb, kan\u00eb pranuar se individ\u00eb me kapital t\u00eb dyshimt\u00eb shpesh operojn\u00eb p\u00ebrmes kompanive ose personave q\u00eb paraqiten si plot\u00ebsisht legjitim\u00eb dhe pa histori kriminale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i personave apo kompanive mbuluese (frontmen, front companies) mbetet metod\u00eb e zakonshme\u201d, thekson Ko\u00e7ani.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, shum\u00eb nga rastet e identifikuara deri m\u00eb tani nuk kan\u00eb dal\u00eb nga kontrolle rutin\u00eb, por nga hetime t\u00eb nisura p\u00ebr vepra t\u00eb tjera penale q\u00eb kan\u00eb zbuluar m\u00eb pas rrjete m\u00eb t\u00eb gjera financiare.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokurorja e SPAK, Doloresa Musabelliu, thot\u00eb se deri m\u00eb tani jan\u00eb sekuestruar rreth 1.5 milion\u00eb euro n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr pastrim parash.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Agjencia p\u00ebr Administrimin e Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara n\u00eb Kosov\u00eb ka konfirmuar raste t\u00eb konfiskimit t\u00eb pasurive t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se mbik\u00ebqyrja e tregut t\u00eb nd\u00ebrtimit mbetet e pamjaftueshme p\u00ebrball\u00eb rrezikut t\u00eb lart\u00eb q\u00eb paraqet ky sektor.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cHetimet shpesh mbeten sporadike dhe kryesisht reaktive\u201d, p\u00ebrfundon Ko\u00e7ani.\/<a href=\"https:\/\/shteg.org\/investitoret-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/\">shteg<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sektori i nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb zhvillimit urban, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si nj\u00eb nga fushat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura p\u00ebr dyshime mbi origjin\u00ebn e kapitalit q\u00eb financon projektet e m\u00ebdha. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave,&nbsp;Komuna e Prishtin\u00ebs&nbsp;ka l\u00ebshuar 11 leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kompani nga&nbsp;Shqip\u00ebria, nd\u00ebrsa qyteti \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb val\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":255,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,5,3],"tags":[],"class_list":["post-254","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kryesore","category-ne-vemendje","category-rreth-vendit"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.5 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>EMRAT\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0 - Tirana Lajm<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"EMRAT\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0 - Tirana Lajm\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sektori i nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb zhvillimit urban, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si nj\u00eb nga fushat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura p\u00ebr dyshime mbi origjin\u00ebn e kapitalit q\u00eb financon projektet e m\u00ebdha. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave,&nbsp;Komuna e Prishtin\u00ebs&nbsp;ka l\u00ebshuar 11 leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kompani nga&nbsp;Shqip\u00ebria, nd\u00ebrsa qyteti \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb val\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Tirana Lajm\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-04-04T12:57:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/tiranalajm.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/640-0-dvd-1775305088.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"474\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"tiranalajm.com\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"tiranalajm.com\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"tiranalajm.com\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/d62adf3f0d0ba38eb923c3c1f5152717\"},\"headline\":\"EMRAT\\\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0\",\"datePublished\":\"2026-04-04T12:57:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/\"},\"wordCount\":3065,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/640-0-dvd-1775305088.png\",\"articleSection\":[\"Kryesore\",\"Ne vemendje\",\"Rreth vendit\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/\",\"name\":\"EMRAT\\\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0 - Tirana Lajm\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/640-0-dvd-1775305088.png\",\"datePublished\":\"2026-04-04T12:57:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/640-0-dvd-1775305088.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2026\\\/04\\\/640-0-dvd-1775305088.png\",\"width\":640,\"height\":474},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/2026\\\/04\\\/04\\\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"EMRAT\\\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/\",\"name\":\"Tirana Lajm\",\"description\":\"Tirana Lajm\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/#organization\",\"name\":\"Tirana Lajm\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/08\\\/logo-tirana-lajm.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/08\\\/logo-tirana-lajm.jpg\",\"width\":600,\"height\":360,\"caption\":\"Tirana Lajm\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/d62adf3f0d0ba38eb923c3c1f5152717\",\"name\":\"tiranalajm.com\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/70082bb8d030bb6b79327cd6e282b497e1b999934e601ba07a020bca96c4dbee?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/70082bb8d030bb6b79327cd6e282b497e1b999934e601ba07a020bca96c4dbee?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/70082bb8d030bb6b79327cd6e282b497e1b999934e601ba07a020bca96c4dbee?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"tiranalajm.com\"},\"sameAs\":[\"http:\\\/\\\/tiranalajm.com\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/tiranalajm.com\\\/index.php\\\/author\\\/tiranalajm-com\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"EMRAT\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0 - Tirana Lajm","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"EMRAT\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0 - Tirana Lajm","og_description":"Sektori i nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb zhvillimit urban, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si nj\u00eb nga fushat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura p\u00ebr dyshime mbi origjin\u00ebn e kapitalit q\u00eb financon projektet e m\u00ebdha. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave,&nbsp;Komuna e Prishtin\u00ebs&nbsp;ka l\u00ebshuar 11 leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kompani nga&nbsp;Shqip\u00ebria, nd\u00ebrsa qyteti \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb val\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/","og_site_name":"Tirana Lajm","article_published_time":"2026-04-04T12:57:32+00:00","og_image":[{"width":640,"height":474,"url":"http:\/\/tiranalajm.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/640-0-dvd-1775305088.png","type":"image\/png"}],"author":"tiranalajm.com","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"tiranalajm.com","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/"},"author":{"name":"tiranalajm.com","@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/#\/schema\/person\/d62adf3f0d0ba38eb923c3c1f5152717"},"headline":"EMRAT\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0","datePublished":"2026-04-04T12:57:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/"},"wordCount":3065,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/tiranalajm.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/640-0-dvd-1775305088.png","articleSection":["Kryesore","Ne vemendje","Rreth vendit"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/","url":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/","name":"EMRAT\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0 - Tirana Lajm","isPartOf":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/tiranalajm.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/640-0-dvd-1775305088.png","datePublished":"2026-04-04T12:57:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/#primaryimage","url":"https:\/\/tiranalajm.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/640-0-dvd-1775305088.png","contentUrl":"https:\/\/tiranalajm.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/640-0-dvd-1775305088.png","width":640,"height":474},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/2026\/04\/04\/emrat-njihuni-me-biznesmenet-e-padukshem-te-ndertimit-nga-shqiperia-ne-kosove\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/tiranalajm.com\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"EMRAT\/ Njihuni me biznesmen\u00ebt e paduksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb!\u00a0"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/#website","url":"https:\/\/tiranalajm.com\/","name":"Tirana Lajm","description":"Tirana Lajm","publisher":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/tiranalajm.com\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/#organization","name":"Tirana Lajm","url":"https:\/\/tiranalajm.com\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/tiranalajm.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/logo-tirana-lajm.jpg","contentUrl":"https:\/\/tiranalajm.com\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/logo-tirana-lajm.jpg","width":600,"height":360,"caption":"Tirana Lajm"},"image":{"@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/tiranalajm.com\/#\/schema\/person\/d62adf3f0d0ba38eb923c3c1f5152717","name":"tiranalajm.com","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/70082bb8d030bb6b79327cd6e282b497e1b999934e601ba07a020bca96c4dbee?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/70082bb8d030bb6b79327cd6e282b497e1b999934e601ba07a020bca96c4dbee?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/70082bb8d030bb6b79327cd6e282b497e1b999934e601ba07a020bca96c4dbee?s=96&d=mm&r=g","caption":"tiranalajm.com"},"sameAs":["http:\/\/tiranalajm.com"],"url":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/author\/tiranalajm-com\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=254"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":256,"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/254\/revisions\/256"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/255"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/tiranalajm.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}