Kryeinspektori i INUV-it pranë bashkisë së Elbasanit, Andri Mehja është shpallur në kërkim për akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se i ka marë një qytetari 2.5 milion lekë të vjetra, kundrejt lejimit të një objekti pa lejë.
Ndalimi është bërë nga prokurori i Elbasanit Xhelian Seferi, i cili në këtë rast ka bashkëpunuar me median, duke kryer veprime proaktive së bashku me gazetarët e një emisioni investigativ.
Inspektori dhe kryeinspektori i kanë kërkuar 2.5 milion lekë të vjetra një qytetari, i cili veç problemeve ekonomike ka problem shëndetësore dhe me njërin nga fëmijët.
Oranews shkruan se gjatë aksionit në prangat e policisë ka përfunduar Andri Mehja, me detyrë kryeinspektor. Mehja njihet në Elbasan si vëllai i dhëndrit të ish-kryebashkikaut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Së bashku me Mehjan në prangat e policisë ka përfunduar dhe vartësi i tij, inspektori Bardhyl Qehja.
Ndërkohë veprimet hetimore për këtë rast janë duke vijuar dhe për 5 zyrtarë të tjerë të kryeinspektoriatit ndërtimor në Elbasan, pasi janë përfshirë në veprime korruptive dhe “Shpërdorim detyre”.
Rasti është duke u ndjekur me shumë vëmëndje pasi zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, janë implikuar dhe në raste të tjera korruptive.