Breaking News

Ryshfet për ndërtim pa leje, shpallet në kërkim kryeinspektori i IMT Elbasan dhe vartësi i tij 

Kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan dhe një vartës i tij janë shpallur në kërkim nga policia, pasi ndaj tyre Gjykata ka lëshuar urdhrin e arrestit me burg. Zyrtarët kanë marrë ryshfet për një objekt të ndërtuar pa leje në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. M., 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe B. Q., 50 vjeç, inspektor në IMT Elbasan.  

Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *