Policia ka publikuar një video të dy shoferëve që hodhën mbeturina nga dritarja e makinës.
Dy drejtuesit e mjeteve u gjobitën nga 2.500-10.000 lekë për këtë shkelje aq sa e parashikon Kodi Rrugor.
Shoferi i parë shihet tek hedh ambalazhin e paketës së cigareve, ndërsa i dyti një qese të mbushur me mbeturina.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore Tiranë është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje.
Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor.
Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!