Teksa po jepte lajmet, një spikere amerikane mori propozimin për martesë nga i fejuari i saj.
Dy gazetarët që ishin njohur në punën në televizion i dhanë fjalën njëri tjetrit për të kurorëzuar dashurinë.
Cornelia Nicholson mendoi se po jepte lajmet, ndërsa filloi të lexonte historikun e dashurisë së saj me të dashurin Riley Nagel i cili hyri në studio me një tufë me lule dhe unazën në dorë.
Ai tregoi për shikuesit se si ishin njohur ndërsa spikerja ishte në lot gati për të thënë “po”.
Dhe kështu ndodhi.
“Ke një personalitet kaq të mrekullueshëm dhe je kaq rrezatuese. Ti ndriçon gjithmonë çdo ambient dhe i bën të gjithë të qeshin. Je jashtëzakonisht e talentuar, sidomos në lajme.
Mendoj se kushdo që të shikon e di këtë. Ti je arsyeja kryesore që unë jam ende në gazetari sot dhe ti je gjithmonë duke më shtyrë të jem njeri më i mirë,” – tha Nagel i cili më pas u ul në gjunjë siç e do zakoni.