Breaking News

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për interpelancë me Ramën 

Maxhoranca ngriti kartonat e kuq për një interpelancë kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama dhe për futjen me procedurë të përshpejtuar të një projektligji që synonte zbutjen e efekteve nga rritja e çmimit të karburanteve.

“Jemi të gatshëm t’ju miratojmë edhe ju propozime. Po jo, jo me dhunë, as me forcë, as me gërdufje, nëse doni që të vini t’ua miratojmë ne, e para është që duhet të vini të na i prezantoni, t’i negociojmë, t’i diskutojmë së bashku, dhe hajde t’i miratojmë”-u shpreh Balla.

Ky ishte qëndrimi maxhorancës për kërkesat e opozitës e cila ngriti shqetësimin për mos pasje transparencë për procesin e integrimit.

“Po sot ju “dashnorët” më të rinj të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, do t’ju jap një fakt që është fakti më domethënës, jo për ju, as për ne këtu, se ne këtu e dimë, për ata që na ndjekin. E kemi filluar këtë sesion, këtë legjislaturë, në fund të shtatorit, me vonesat që patëm deri në konstituimin. Edhe prej asaj dite ja ku e kemi listën e plotë të ligjeve të përafrimit të legjislacionit të përmbushjes së kritereve parakushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ligj për… po i marr me radhë, po 23, 23 ligje. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro e juaja. 23 ligje që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e Partisë Demokratike“-shtoi Balla.

Klevis Balliu ngulmoi për zhvillimin e interpelancës me Kryeminsitrin Edi Rama.

“Dua të theksoj se nuk mund të thirret kryeministri për t’iu përgjigjur përmbajtjes së artikujve dhe për këtë arsye nuk pranohet”-u përgjigj Peleshi.

Megjithatë kryetari kuvendit i dha dritën jeshile miratimit e një mocioni me debat për integrimin.

Deputetët demokrat Hoti dhe Korreshi kërkuan ineterpelancë me ministren e Shëndetësisë, ndërsa Tedi Blushi i Partisë së Lirisë me ministrin e bujqësisë.

Gjatë diskutimit të projekt ligjeve Gazment Bardhi replikoi ashpër me Delina Ibrahimajn ministre e ekonomisë dhe invovacionit.

“Mbyll gojën, se nuk të ndërpreu kush. Po flet kolegia. Dil e jep llogari aty për pasuritë. E korruptuar. Dil jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit tënd. Dil jep llogari. E korruptuar”-u shpreh Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *