Breaking News

AKUZAT/ Pronari i Credins Bank u dha makinën në përdorim trafikantëve, a ka hyrë paraja e drogës në sistemin bankar shqiptar ?! 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë akuza të forta ndaj vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, i cili sipas tij ka lëvizur me makinën që përdornin trafikantët e grupit të kokainës në Xibrakë, raporton Tirana Lajm.

Grupi u shkatërrua në janar 2015 ku pati edhe të arrestuar për shkak të këmbënguljes së gjermanëve. 

“Nga dosja penale rezulton që prokuroria në rastin e laboratorit të Xibrakës, arrestoi 9 persona. Ndërkohë, në dosjen e Prokurorisë flitet për një person të paidentifikuar nga policia, prokurorët janë kujdesuar që këtë faturën e mosidentifikimit t’ia japin policisë është në kontroll nga Edi Rama. 

Në dosjen e Policisë, ky person identifikohen si një person 45-vjeç me flokë të shkurtra dhe që përdor mjetin me targë AA 653 DM. Por, ajo që i mbivendoset sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton që përdoruesi i makinës të jetë Olsi Rama. Ai ka përdorur makinë që është përdorur nga ky person i paidentifikuar. 

A ka shqiptarë që policia arrin të dallojë një person në pamje, ka thënë moshën 45 vjeç, ndërkohë emrin nuk ia ka vënë. Emrin ia ka vënë sistemi TIMS.Në pronësi të makinës është një zonjë.  Ai person është identifikuar si drejtues. Të njëjtin automjet e përdorin dhe tre trafikantët e tjerë që janë identifikuar, i katërti që nuk është identifikuar rezulton që është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit”,-tha Bardhi mbrëmë në Opinion.

Ndërkohë, detaje të tjera dolën gjatë emisionit, të cilat nuk janë publikuar në media ndryshe nga akuzat e Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit. Kur gazetarët i thanë që ai duhej të përmendte emrat e pronarëve të makinave, me të cilët kishte udhëtuar grupi kriminal, pjesë e të cilëve pretendohet se ishte edhe vëllai i kryeministrit Rama, Bardhi tha se ata kishin përdorur tre makina. 

Makina e parë sipas Bardhit ishte në pronësi të Ornela Bregut, makina e dytë në pronësi të Arta Dades dhe makina e tretë në pronësi të njërit prej aksionerëve të Bankës Credins. Bardhi nuk përmendi emra për këtë të fundit. 

Pronari i Credins Bank u dha makinën në përdorim trafikantëve, a ka hyrë paraja e drogës në sistemin bankar shqiptar ?! Bardhi akuzon edhe Arta Daden dhe Ornela Bregun

Pyetja që shtrohet është: Kush është aksioneri i një banke shqiptare që i vë në dispozicion makinën e tij një grupi të famshëm kriminal që merret me trafik kokaine nga Kolumbia në Shqipëri dhe mbi të gjitha, a ka lidhje aktiviteti i kësaj banke me kokainën dhe trafikun e drogës? 

A janë futur paratë e kokainës në sistemin bankar shqipar? Qeveria ka krijuar një njësi të posaçme tani për verifikimin e parave të drogës, e cila duket se do të duhet që të bëjë verifikimet përkatëse nëse paratë e kokainës së Kolumbisë janë futur apo jo në sistemin bankar të vendit përmes Bankës Credins.

DEBATI

Spartak Koka: A keni dijeni ju që pronarja e mjetit, që rezulton ligjërisht në sistem është motra e një ish-ministre të Partisë Demokratike? Dhe nëse po, çfarë e lidh atë me këtë grup? Me këtë makinë, a ka lëvizur motra e ish-ministres, a ka lëvizur bashkëshorti i saj? A keni hulumtuar ju si PD gjatë këtyre ditëve se këta persona kanë patur lidhje apo jo, shoqërore, kriminale me këta persona?

Gazment Bardhi: Së pari, po është e vërtetë… Është Onela Bregu shtetasja që rezulton pronare e makinës në këtë moment. Unë nuk e përmenda, sikundër makina tjetër figuron në emrin e zonjës Arta Dade. Makina tjetër që unë kam përmendur. Po unë nuk po i përmend këto emra, makina e tretë që ka përdorur po grupi Olsi Rama bashkë me të tjerët është në pronësi të një prej aksionerëve të bankës “Credins”. Unë nuk po i përmend emrat, duke qenë se verifikimi…

REAGIMI I OLSI RAMËS

Nuk jam as i shokuar, as hiç i habitur nga kjo rinxjerrje e një akuze të përsëritur vite më parë prej një njeriu që nuk ka lënë pjesë të familjes time pa prekur paburrërisht. 

Futja e njerëzve të familjes tonë – nga babai i ndarë nga jeta para se sa Edi të merrte detyrën, tek i biri kur ishte vetëm 10 vjeç – në çorbën e thashethemeve dhe akuzave nga më monstruozet që kundërshtarët e tim vëllai i sajojnë se s’dinë se si ta mundin atë me votë, është një mizerabilitet njerëzor që ne fatkeqësisht e kemi pranuar si një realitet, por të cilin duhet me doemos ta ndryshojmë sa nuk është shumë vonë.

Deri më sot nuk kisha marrë asnjëherë mundimin tju përgjigjesha akuzave drejt meje i ndërgjegjshëm se këto ishin dhe janë pjesë e baltës poltike ndaj tim vëllai e jo ndaj meje. Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht.

Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale.

As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje.

Megjithatë s’është as puna ime, as natyra ime të jap e marr me burra që siç thotë populli, “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Unë kurrë s’kam pasur punë me këtë shtet që kur ika në vitin e mbrapshtë 1997 në kushtet e kërcënimit të jetës dhe pasi jam kthyer në këtë vend ku drejtoj klubin e futbollit “Partizani”.

Jam krenar për tim vëlla, e votoj me kënaqësi si pjesë e shumicës së shqiptarëve për kaq vite dhe ia bëj hallall pjesën time të baltës familjare për shkak të detyrës së tij. Po as jam përfshirë ndonjëherë me politikë, apo me hallet e punës së tij dhe as i kam shkuar ndonjëherë në zyrë, apo kam kërkuar ndonjëherë prej tij ose ministrave të tij ndonjë favor. 

Për shembull, më vjen keq që prej vitesh klubi “Partizani” kërkon pa sukses nga Ministria e Mbrojtjes, kthimin e disa barakave të shkatërruara të ushtrisë në terren sportiv, për t’ia bashkëngjitur kompleksit sportiv që Presidenti i klubit e ka investuar vetë dhe asgjë nuk lëviz.

Në vitin 2025 Shqipëria do të mikpresë Europianin e të rinjve U-17 dhe stadiumi i Partizanit është përzgjedhur si një nga stadiumet e këtij kompeticioni që vjen për herë të parë në Ballkan. 

Uroj që qeveria t’ia japë më në fund “Partizanit” ato barraka që kalben mbi tokë pa asnjë ushtar rrotull tyre, që klubi ynë të krijojë një hapësirë të re të gjelbër për shumë djemtë e vajzat që luajnë futboll.

Ndërsa për sa i takon lidhjeve të mia me drogën, ato janë po aq të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit që më akuzon. Kështuqë dhe kaq sa i kushtova këtij teatri kukullash e shpenzova vetëm në emër të dinjitetit të rolit tim si drejtues i një klubi futbolli, ku racizmi dhe droga konsiderohen armiq të njeriut dhe shoqërisë. credins bank arta dade ornela bregu credins bank arta dade ornela bregu credins bank arta dade ornela bregu credins bank arta dade ornela bregu/TL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *