Breaking News

DOKUMENTI– Banka Credins pjesë e skemës së zhavtjes së pronave të shqiptarëve, SPAK hesht, BSH bashkëpunon, KLSH fshihet si struci 

Gazetarja Ola Xama ka lëshuar akuza të forta ndaj Bankës Credins në lidhje me aktivitetin e saj në Shqipëri, i cili duket problematik dhe që e mpleks këtë institucion me shkelje dhe afera të dyshimta jo vetëm në përvetësimin pa të drejtë të pronave të shqiptarëve, por edhe në pastrimin e parave si dhe lidhje me trafikantët. Pjesë e skemë duket të jetë dhe Raiffeisen Bank.

Gazetarja i referohet një kontrolli në Bankën e Shqipërisë, ku ndër të tjera është zbuluar se Banka Credins ka mbledhur dhe dorëzuar gati 24 milion euro bono privatizimi, të cilat janë përdorur në privatizimin e pronave publike. 

Problemi nis me faktin se Banka Credins është e palicencuar për këtë operacion dhe kjo nuk ka ndodhur nën monitorim, pasi kjo u hap rrugën abuzimeve kolosale ku bonot mund të përdoren disa herë, ndërkohë që rregulli e do që të përdoren vetëm njëherë për privatizimin e pronave publike. 

“Në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend nga Kontrolli i Lartë i Shtetit na rezulton sërish se e njëjta situatë vazhdon të ndodhë dhe në vitin 2022 kur është bërë sërish një auditim. Banka Credins pa patur autorizim për të mbledhur bono privatizimi ka mbledhur dhe dorëzuar 24 milion euro dhe Raiffeisen 670 mijë euro. 

Konstatohet se mungon mbikëqyrja në sistemin bankar se sa herë përdoren bonot e privatizimit. Kur është bërë iventarizimi i sasisë së printuar të bonove të privatizimit, gjendjes së shpërndarë, asaj në arkë dhe bonove të përdorura, shifrat kanë dalë me mospërputhje”, shkruan gazetarja Ola Xama, e cila thekson se KLSH duhet të publikojë raportin e plotë të auditimit që e ka fshehur.

“Gjetjet e konstatuara në vitin 2018 kur auditimi u kyç në sirtar, po vazhdojnë të përsëriten”.

SHKRIMI I PLOTË

Në vitin 2018 Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi një auditim në Bankën e Shqipërisë, por raporti nuk u publikua kurrë. Dy nga gjetjet më të rëndësishme të atij auditimi kishin të bënin me përgjegjësitë që ka banka qëndrore në fushën e bonove të thesarit dhe atyre të privatizimit. 

Ajo që mësuam nën zë ishte se disa banka tregtare pa patur autorizim kishin mbledhur bono privatizimi të cilat ishin dorëzuar pranë Bankës së Shqipërisë. Nga ky operacion individë të shumtë në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë kanë përfituar nga privatizimet e objekteve publike dhe legalizimet përmes letrave me vlerë, pa dorëzuar asnjë qindrakë. 

Ligjërisht kjo lejohet, por jo nga subjekte që nuk kanë leje dhe pa mbajtur një sistem monitorimi nga institucioni përgjegjës. Kush e garanton nëse bonot që janë kthyer nga bankat e nivelit të dytë janë asgjësuar dhe bonot janë përdorur vetëm njëherë (siç përcakton ligji)?!

Në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend nga Kontrolli i Lartë i Shtetit na rezulton sërish se e njëjta situatë vazhdon të ndodhë dhe në vitin 2022 kur është bërë sërish një auditim. Banka Credins pa patur autorizim për të mbledhur bono privatizimi ka mbledhur dhe dorëzuar 24 milion euro dhe Raiffeisen 670 mijë euro. 

Konstatohet se mungon mbikëqyrja në sistemin bankar se sa herë përdoren bonot e privatizimit. Kur është bërë iventarizimi i sasisë së printuar të bonove të privatizimit, gjendjes së shpërndarë, asaj në arkë dhe bonove të përdorura, shifrat kanë dalë me mospërputhje. 

Se sa është shuma e bonove të përdorura disa herë, këtë duhet ta thotë KLSH dhe të publikojë raportin e plotë të auditimit. Gjetjet e konstatuara në vitin 2018 kur auditimi u kyç në sirtar, po vazhdojnë të përsëriten.

Përfitimi nga emetimi i bonove është forma më e sofistikuar e mashtrimit financiar të qytetarëve, pasi efektet është vështirë të kuptohen sepse transmetohen direkt te inflacioni (rritja e çmimeve). Kjo ironikisht është dhe forma ku shpërndarja e dëmit të abuzimit bëhet në mënyrë të drejtë për të gjithë, u rëndon të varfërve dhe të pasurve, qytetarëve dhe zyrtarëve- të paktën atyre që vazhdojnë të përdorin ende portofolin e tyre. -TiranaLajm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *