Forcat Speciale shqiptare kanë përfunduar një prej stërvitjeve më të vështira që përfshin një sërë temash komplekse si marrje në pyetje, mbijetesë, ikje dhe shpëtim.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Arben Kingji thotë se ky kurs është fillesa e një grupi solid kursantësh të dalluar që do të bëhen pjesë e trupës më të trajnuar në Forcave të Armatosura.
“Aspekte nga stërvitja përfundimtare komplekse dhe më e vështirë e Kursit të XIV Bazë të Forcave Speciale, në tema të ndryshme si mbijetesa, kapje, marrje në pyetje, ikje dhe shpëtim. Ky kurs është fillesa e një grupi solid kursantësh të dalluar, që priten të bëhen pjesë e trupës më të trajnuar dhe të respektuar të Forcave të Armatosura”, shprehet Kingji.
Në pamjet e shpërndara dallohet se si Forcat Speciale trajnohen për të mbijetuar, për të nxjerrë informacione nga personat e kapur, apo për të shpëtuar dhe larguar nga situata rrobërie.