Breaking News

Stërvitja më e vështirë! Shikoni si trajnohen Forcat Speciale shqiptare në mbijetesë, shpëtim dhe marrje në pyetje (FOTO) 

Forcat Speciale shqiptare kanë përfunduar një prej stërvitjeve më të vështira që përfshin një sërë temash komplekse si marrje në pyetje, mbijetesë, ikje dhe shpëtim.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Arben Kingji thotë se ky kurs është fillesa e një grupi solid kursantësh të dalluar që do të bëhen pjesë e trupës më të trajnuar në Forcave të Armatosura.

“Aspekte nga stërvitja përfundimtare komplekse dhe më e vështirë e Kursit të XIV Bazë të Forcave Speciale, në tema të ndryshme si mbijetesa, kapje, marrje në pyetje, ikje dhe shpëtim. Ky kurs është fillesa e një grupi solid kursantësh të dalluar, që priten të bëhen pjesë e trupës më të trajnuar dhe të respektuar të Forcave të Armatosura”, shprehet Kingji.

Në pamjet e shpërndara dallohet se si Forcat Speciale trajnohen për të mbijetuar, për të nxjerrë informacione nga personat e kapur, apo për të shpëtuar dhe larguar nga situata rrobërie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *