Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë shtetasin Armando Sulejmani, i njohur me nofkën Çipuri, i cili u arrestuanme bujë, pak kohë më parë në qytetin e Durrësit, pasi lëvizte me një makinë të dyshimtë, dhe nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar. Ndaj tij edhe Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë masën e detyrimit të paraqitjes, pavarësisht ankimimit të bërë nga prokuroria që ka kërkuar mbajtjen e tij nën masën e arrestit.
“Caktimin si mase sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani ate të “detyrimit për tu paraqitur ne policinë gjyqësore” çdo dt.7-17 të muajit, ora 11.00, parashikuar nga neni 234 Kodit Pr.Penale . Urdhërohet lirimi i personit nën hetim nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendim të formës së prerë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës. Arrestimi i tij u krye në 22 Shkurt të këtij viti në qytetin e Durrësit, ndërsa pas verifikimeve mjeti më të cilin ai udhëtonte rezultoi i vjedhur.
Sulejmani nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ai iu ka shpëruar disa atentateve, dhe njihet si anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë, grup i cili njihet për armiqësinë e vazhdueshme me familjen Llanaj.
Llanajt dhe Gaxhajt kanë një sagë hakmarrje dhe ngjarje kriminale mes tyre, derisa në vitin 2015, ndodhi masakra e Çoles, ku pas një sherri në kazino u vranë 3 të rinj. Një nga të arrestuarit për masakrën është Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt. Ferdinandit iu bë një atentat mafioz në vitin 2017 dhe i dyshuari kryesor ishte Armando Sulejmani.
Ndërkohë, Sulejmanit iu bë një tjetër atentat në shkurt të 2019 ku mbeti i vdekur Aurest Rexho kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani shkoku i ngushtë i 48-vjeçarit. Armando Sulejmani ka qenë i dënuar për vrasje me 20 vite dhe është liruar në rrethana të paqarta.