Breaking News

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind e votave, kryeson kandidatja e VMRO DPMNE 

Në Maqedoninë e Veriut Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka numëruar mbi 90 për qind të votave nga të gjitha vendvotimet dhe kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, po prin bindshëm në garën për të parin e shtetit.

Renditja e deri tanishme është:

1-Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja e VMRO-së, me 362.561 vota apo 40,09 %

2-Stevo Pendarovski, kandidati i LSDM-së, me 180.216 vota apo 19,93%

3-Bujar Osmani kandidat i BDI me 120.803 vota apo 13,36%

4-Maksim Dimitrievski, kandidati i koalicionit ZNAM, 83.761 vota apo 9,26%

5-Arben Taravari, kandidati i VLEN, 83.307 vota apo 9,21%

6-Biljana Vankovska- Cvetanovska, kandidate e partisë ‘E Majta’, 41.167 vota apo 4.55%

7-Stevçe Jakimovski, kandidat i GROM, 8.096 vota apo 0,90%

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve raportoi për një pjesëmarrje mbi 47% në votime, rreth 9% më shumë se në vitin 2019. Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në raundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më së shumti vota. Kjo pasi në raundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.

Partitë shqiptare janë në garë me dy kandidatë, me Bujar Osmanin Fronti Evropian, nën drejtimin e BDI dhe opozita e bashkuar shqiptare, në koalicionin VLEN, me Arben Taravarin.

Bujar Osmani kryeson në Strugë dhe në Komunën e Tetovës, Arben Tavari prin kryesimin në Komunën e Gostivarit në diferencë të ngushtë nga Bujar Osmani. Sipas rezultateve të para, ai është i treti me 111.311 vota ose 13,68 për qind vota të fituara.

Pjesë e garës presideciale janë Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i qarkut të Karposhit në Shkup, dhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”.Nga këta kandidatë, më së shumti vota ka marrë Dimitrievski, përkatësisht 42.296 vota apo 8.09 %.

Në garën për kreun e shtetit kanë garuar shtatë kandidatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *