Breaking News

‘Ka akuza të rënda’/ Tashmë është zyrtare! Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po ndahen! 

Kur dashni nuk paska mo, kjo kurrë s’ka qenë dashni,”– këto fjalë qartazi Besart Kallaku ia ka dedikuar asaj që do të bëhet ish-bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj. Ajo që dukej fillimisht si një krisje e marrëdhënies në çift mes aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, duket se tashmë nuk ka më kthim pas.

Çifti kanë nisur procedurat e divorcit, duke pritur vendimin për t’i dhënë edhe ligjërisht fund martesës së tyre. Burime për “Top Channel” kanë bërë me dije se këngëtarja ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc. Kërkesa fillimisht është refuzuar pasi kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, e cila sipas gjykatës nuk ka tagër të nënshkruajë atë.

Për këtë arsye, gjyqtarja Adelajda Gjuzi ka vendosur: “Kthimin e kërkesëpadisë dhe akteve bashkëlidhur në çështjen civile me Nr. 13860 Regj. Dt. 03.05.2024 të palës paditëse Xhensila Kallaku. Shpenzimet gjyqësore mbeten si janë bërë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) diteve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall sot në Tiranë, më datë 10.05.2024,“-shkruan Prapaskena.

Por më pas, këngëtarja e ka ridërguar pas 10 ditësh, e po ashtu të njëjtën gjë ka bërë edhe aktori i njohur i humorit. Nga këqyrja e dokumenteve, rezulton se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ngre akuza të rënda ndaj Bes Kallakut, si motive për zgjidhjen e martesës, por ende nuk dihen detaje nga dosja. 

Dyshohet se martesa e tyre prej kohësh nuk funksionon më dhe se jetojnë në shtëpi të ndara. Madje burime të TiranaLajm bëjnë me dije se këngëtarja ka nisur që të kërkojë një banesë të re për të jetuar bashkë me fëmijët e çiftit, e mesa duket aktori ka marrë pronësinë e vilës në të cilën jetonin të dy. Deri më tani, zyrtarisht vetëm Kallaku ka pranuar ndarjen teksa u rrëfehej konkurrentëve të “FermaVIP”, ndërsa deri më sot Xhensila ka zgjedhur që të heshtë.

Madje aktori, pak kohë më parë ai publikoi edhe një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, shkruhej: nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?

Përgjigjen ia dha edhe Xhensila me një poezi, por deri më sot nuk ka dalë për të komentuar asgjë që thuhet për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *